Prishtinë, 6 nëntor 2025
Kreu i Zyrës së BE-së në Beograd, Andreas von Beckerath, sot ia ka dorëzuar presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, dokumentin e Raportit të Progresit, shkruan KoSSev, transmeton Gazeta Express.
Në një konferencë të mbajtur për media, zyrtari evropian ka përmendur Kosovën dhe procesin e dialogut për normalizim të raporteve me Serbinë. Beckerath ka kërkuar implementmin e marrëveshjeve të arritura në vitin 2023.
“Angazhimi konstruktiv në dialog nën patronazhin e BE-së është thelbësor. Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë plotësisht detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja për normalizim dhe anekset e zbatimit nga viti 2023, si dhe ato të mëparshmet. Është e rëndësishme që kjo marrëveshje të zbatohet, sepse do të sigurojë një mjedis të qëndrueshëm dhe paqësor për stabilitetin dhe besimin rajonal”, ka thënë ai.
Zyrtari i BE-së gjithashtu ka deklaruar se Serbia duhet të sigurojë përgjegjësinë për ngjarjet në veri të Kosovës në vjeshtën e vitit 2023, konkretisht sulmin e Banjskës të kryer nga Millan Radojicic dhe grupi i tij.
Lidhur me kërkesën e BE-së për mbajtjen përgjegjës të autorëve të sulmit të Banjskës, ka folur Vucic, të cilit duket se nuk i ka pëlqyer kërkesa evropiane.
Vuçiq si kundërpërgjigje ka deklaruar se pret që BE “të ndikojë në faktin që të gjithë ata që janë përgjegjës për të gjitha ngjarjet nga viti 2008 deri në fund të vitit 2025, në të cilat u vranë, u plagosën, u arrestuan arbitrarisht serbë dhe të gjithë të tjerët, më në fund do të marrin vendimin e tyre dhe se drejtësia do të vihet në vend”

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit