Prishtinë 05 Nëntor 2025
Sot, bëhen nëntë vjet nga vrasja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili humbi jetën më 5 nëntor 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të paqarta.
Përfaqësues e aktivistë të shumtë të LVV-së mëngjesin e sotëm kanë bërë homazhe te varri i Deharit në Zllatar të Prishtinës.
Prezent në homazhe ka qenë edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, prindërit e Artrit Deharit, Avni dhe Gjemile Dehari, ministra në detyrë si Xhelal Sveçla, Hekuran Murati, Artane Rizvanolli, Ejup Maqedonci etj.
Kujtojmë se Dehari ishte arrestuar në lidhje me një sulm ndaj Kuvendit të Kosovës në atë kohë, por vdekja e tij në qeli shkaktoi tronditje të madhe në opinionin publik dhe protesta të gjera që kërkonin zbardhjen e plotë të rastit.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante