Prishtinë, 5 nëntor 2025
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës, duke iu referuar raportit e fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Raportin e Komisionit Evropian, të datës 04.11.2025, njofton se në shtetin e Italisë është e pranishme sëmundja Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1, në ferma komerciale dhe në shpezët e egra në Regjionin Emilia-Romagna dhe Lombardia të Shetit të Italisë.
Në përputhje me dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi dhe në zbatim të masave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore në Republikën e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vendos si vijon:
“Ndalohet importi i kafshëve të gjalla, shpezëve dhe i produkteve të tyre të cilat e kanë origjinën nga zonat e infektuara të shtetit të Italisë, përveq nëse e kanë origjinën nga fermat e pa prekura me sëmundjen në një rreth prej 50 km. largësi nga zonat e prekura.
Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdonë ta monitorojë me kujdes situatën epidemiologjike dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje. Publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante