Prishtinë 04 Nëntor 2025
Njësitë operative të Doganës së Kosovës kanë zbuluar dhe ndaluar një rast kontrabande me produkte estetike gjatë një aksioni të zhvilluar në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
Sipas njoftimit zyrtar, oficerët doganorë kanë ndaluar një veturë të dyshimtë që përdorej për shpërndarjen e paligjshme të mallrave të kontrabanduara. Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur rreth 100 paketime të produkteve botox dhe filler, pa origjinë dhe pa dokumentacion përcjellës.
Vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara vlerësohet në 9,479.49 euro.
Hetimet fillestare tregojnë se produktet janë futur në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale, duke shmangur kontrollin doganor dhe duke mos respektuar kushtet e ruajtjes që kërkohen për produkte të këtij lloji.
Autoritetet theksojnë se përdorimi i këtyre produkteve paraqet rrezik serioz për shëndetin publik, pasi ato nuk janë testuar, nuk kanë certifikim ligjor dhe janë ruajtur në kushte të papërshtatshme.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin