Prishtinë, 3 nëntor 2025
Pas rastit të sotëm ku u plagos Milan Vukashinoviq – shtetas i Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe, dhe u rrëmbye më pas, është sqaruar Policia e Kosovës, nëpërmjet zëvendëskomandantit për Rajonin e Veriut të Kosovës, Veton Elshani.
Në një prononcim për medie, Elshani ka thënë se momentalisht nuk dihet nëse ngjarja ka ndodhur brenda territorit të Kosovës, a është në pikën zero, apo ka ndodhur në territorin e Serbisë.
“Duke marrë parasysh që tash është duke u zhvilluar një hetim, ne nuk mund të japim më shumë informacione, mirëpo nuk jemi shumë të sigurt a është në territorin tonë, a është në pikën zero, a është në territorin e Serbisë. Sepse është në atë zonë aty, sipas informacioneve që i kemi pranu. Policia është duke i zhvillu hetimet, kemi qenë atje, e kemi bërë shikimin e vendit të ngjarjes, por më shumë nuk mund të flas sepse janë hetimet në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”, ka thënë Elshani.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante