Beograd, 1 Nëntor 2025
Një grup prej 60 serbësh nga Kosova u nisën më 29 tetor në këmbë drejt Novi Sadit, me qëllim që, siç thonë ata, të mbështesin presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjatë marshimit të tyre, ata kaluan nëpër Mrçajevc, por banorët, siç dëgjohet në video, nuk i pritën siç kishin menduar – përkundrazi, me sharje të rënda.
Grupi i serbëve ishte nisur më 29 tetor nga Rudnica për në Novi Sad, një rrugë e gjatë 315 kilometra, që do ta përshkojnë në rreth 10 ditë ecjeje.
Ata tashmë kishin arritur në Mrçajevc, dhe ndërsa kalonin nëpër rrugën kryesore, të shpejtë dhe pa ndalur, u përballën me një shpërthim fyerjesh nga një banor vendas.
> “Këtu keni ardhur për të bërë dëm. Shkoni në Kosovë e ecni atje! As nuk dini nga po shkoni!”, – dëgjohet duke thënë burri që gjithashtu ka xhiruar videon.

Qeveria ndan 45 mijë euro për Forumin Ekonomik të Vjenës
Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor
Bllokim i donacioneve nga Kosova, Kamberi: Bankat po bëhen instrument i diskriminimit ndaj shqiptarëve
Rexhepi:Serbia bllokon fondet e Kosovës, nxënësit e Luginës mbesin pa libra
Milanoviq: Pretendime të pakuptimta se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten të sulmojnë Serbinë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Vdekje e dyshimtë në Podujevë, viktima gjendet me plagë në fytyrë dhe disa armë përreth
Gramos Hashani emërohet Kryeshef Ekzekutiv i KEK-ut
Kongresmenët Self, Torres e Lawler i paraqesin rezolutë Dhomës së Përfaqësuesve për anëtarësimin e Kosovës në NATO