Mitrovicë e Veriut, 1 nëntor 2025
Mbrëmë në mesnatë vendpunishten, punishtja ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e urës së re që lidh jugun dhe veriun e qytetit të Mitrovicës, është vërshuar nga rrjedhja e ujit të lumit “Ibër”, çka ka shkaktuar përmbytje të kësaj zone, ndërsa makineria që po kryente punët është përmbytur.
Për të kuptuar aryesen se çfarë mund të ketë shkaktuar këtë problem, Veritasinfo ka kontaktuar me zëvendëskomandantin e Policisë për Rajonin e Veriut të Kosovës, Veton Elshani, i cili ka deklaruar se për momentin Policia e Kosovës nuk ka informatë rreth asaj se çfarë mund të ketë ndodhur.
“Për momentin nuk kemi ndonjë informatë rreth kësaj cështjeje. Është mirë të kontakohet Ibër Lepenci për këtë, për çka besoj se ata janë kompetentë të deklarohen rreth këtij problem”, ka thënë për Veritas, Elshani.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe përfaqësuesi i firmës kontraktuale që po zhvillon punët në terren.
Jahir Deda, pronar i kompanisë “Edi Company”, firmë kjo e cila po kryen punimet e urës, në një prononcim për mediet lokale, ka deklaruar se me këtë rast është shkaktuar dëm i madh në makinerinë e tij.
Ai ka thënë se situata ka bllokuar vazhdimin e punimeve, ndërsa dëmi, sipas tij, llogaritet të jetë rreth 150 mijë euro.
“Ne kemi punuar për shtetin”, është shprehur Deda.
Veritas ka provuar të kontaktojë edhe me Kryeshesin Ekzekutiv të ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka, mirëpo, deri në momentin e raportimit të këtij lajmi, ka qenë e pamundur të vihet kontakt me të.

Personi i tretë i identifikuar nga 23 të zhvarrosurit në Zubin Potok, është Sali Mziu
Në mesin e 23 të zhvarrosurve në Zubin Potok konfirmohen edhe veprimtarët e çështjes kombëtare Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci
Shënohen dy viktima dhe shtatë të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Reagojnë familjarët e viktimave të luftës
Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Jashari kërkon anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kartën e Adriatikut A5