Beograd 31 Tetor 2025
Anëtarët e Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë arrestuar të premten në Novi Sad, Misha Baçullovin, një nga pjesëmarrësit e protestave të fundit, kanë raportuar mediat pro-Vuçiqit.
Sipas tyre, Baçullov dyshohet se kishte planifikuar të inskenonte helmimin e vet dhe më pas të akuzonte presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë për këtë. Siç shkruajnë mediat e regjimit, hetuesit dyshojnë se qëllimi i këtij akti të supozuar ishte nxitja e pakënaqësisë dhe e përplasjeve të mundshme mes qytetarëve gjatë protestave të paralajmëruara në Novi Sad.
Kryeredaktori i gazetës “Informer”, organi kryesor propagandistik i pushtetit, Dragan Vuçiqeviq, komentoi rastin duke thënë se “Baçullovi planifikoi të vethelmohej për të nxitur akuza ndaj udhëheqjes shtetërore”. Ai shtoi se, sipas tij, “së shpejti do të publikohen video që lidhen me këtë ngjarje”.
Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare për rastin – por çuditërisht ka publikuar vetëm një video të arrestimit.
Baçullovi është kundërshtar i qeverisë së Vuçiqit dhe këshilltar në Kuvendin Komunal të Novi Sadit.
VIDEO:
Sipas burimeve të N1, hekurudhat e Serbisë kanë pezulluar papritur shitjen e biletave sot, ndërsa trenat nuk do të qarkullojnë deri në një njoftim të ri.
Gjatë protestave të mëparshme, autoritetet kishin ndërprerë përkohësisht shërbimet hekurudhore, duke përmendur “kërcënime me bombë” – pretendime që nuk janë vërtetuar kurrë.
Më herët është raportuar se rreth 5,000 studentë po mbërrijnë gjatë ditës në Novi Sad, ku të shtunën do të mbahet një tubim përkujtimor për përvjetorin e shembjes së tendës në stacionin hekurudhor të qytetit – ngjarje që vitin e kaluar mori jetën e 16 personave dhe shkaktoi valë pakënaqësie studentore e qytetare ndaj regjimit, i cili ende nuk ka ndëshkuar askënd përgjegjës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit