Prishtinë 31 Tetor 2025
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar pas mbledhjes së Qeverisë në detyrë, duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend.
Në një konferencë për media, Kurti është pyetur lidhur me takimin e ftuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me përfaqësuesit e partive politike, pas dështimit për formimin e qeverisë së re.
Kurti tha se në këtë takim do të marrë pjesë me “optimizëm të plotë”, duke theksuar se pret një diskutim konstruktiv.
“Takimi që do të zhvillohet në zyrën e Presidencës, besoj se do të fokusohet në temën për të cilën jemi ftuar, meqë herën e parë nuk u arrit të formohet qeveria. Unë dua të shkoj aty me optimizëm,” deklaroi ai.
Presidentja Osmani ka ftuar liderët e partive politike në takim sot nga ora 12:00, ndërsa të gjithë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
A A
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të premten, ka miratuar rritjen e pagës minimale, e cila do të zbatohet në dy faza gjatë vitit 2026.
Sipas ministrit në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, paga minimale nga janari 2026 do të jetë 425 euro, ndërsa nga korriku i po atij viti do të arrijë në 500 euro.
“Rritja e pagës minimale do të bëhet në dy faza, fillimisht në 425 euro nga 1 janari 2026 dhe më pas në 500 euro nga 1 korriku 2026,” ka bërë të ditur ministri.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se kjo është një prej rritjeve më të mëdha të pagës minimale që ka ndodhur ndonjëherë në vend, duke theksuar progresin që ka bërë Qeveria gjatë mandatit të tij.
“Kur kemi ardhur në pushtet, paga minimale ka qenë nga 130 deri në 170 euro. E rritëm në 264 euro, më pas në 350 euro, e tani po e çojmë në dy shkallë – nga 1 janari i vitit të ardhshëm në 425 euro, ndërkaq nga 1 korriku në 500 euro,” është shprehur Kurti.
Kjo masë, sipas Qeverisë, synon të përmirësojë standardin e jetesës së punëtorëve dhe të rrisë fuqinë blerëse të qytetarëve, veçanërisht në sektorin privat.

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Kurti emëron 27 zëvendësministra
Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Zgjidhet Qeveria Kurti 4
Policia jep detaje për protestat pas vendimit të Speciales: Dy të arrestuar, gurë e tentativa për depërtim
21 të vdekur nga shembja e një ndërtese në Gazë, e dëmtuar nga lufta
Vdes 21-vjeçarja, e cila u godit nga vetura në Vlashnje të Prizrenit
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së