Prishtinë, 30 tetor 2025
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka thënë se për shkak të rrethanave “të jashtëzakonshme” politike në vend ka thirrur Kryesinë e Kuvendit të enjten, për të adresuar disa çështje urgjente. Ai ka theksuar se ka qenë e domosdoshme të gjendet një zgjidhje për tri çështje specifike.
“Është e vërtetë që në historinë e Republikës nuk ka ndodhur mbledhja e Kryesisë pa votimin e qeverisë, por meqë nuk u votua qeveria, marrë parasysh disa gjëra urgjente, kam dashur t’i thërras për t’i diskutuar. E para ka qenë buxheti i RTK-së. Formën e vetme për të ecur përpara e kam parë që ne si Kryesi i themelojmë grupet parlamentare, ndarjen e komisioneve, i votojmë, pastaj kam kërkuar të votohet raporti i RTK-së dhe të ekzekutohet buxheti për RTK-në që duhet të ndodhë brenda ditës. Çështja e dytë ka qenë diskutimi për buxhetet e tri komunave që kanë mbetur. Çështja e tretë ka qenë buxheti vjetor i Republikës. Në asnjë prej këtyre pikave nuk kam gjetur mirëkuptim,” ka thënë Basha.
Ai ka shtuar se situata është e pazakontë, por si kryetar i Kuvendit ndihet i përgjegjshëm për të gjetur mënyra për të ecur përpara.
“Pajtohem plotësisht që situata është e pazakontë. Kam pritur deri të dielën që të votohet qeveria, pastaj do të kishim proceduar në rrethana krejt normale. Por në rrethana të jashtëzakonshme, unë mendoj si kryetar i Kuvendit duhet të marr përgjegjësi për rrethanat dhe të shoh si mund të ecim përpara. Njëra prej formave ka qenë të themelojmë institucionet parlamentare dhe të thërrasim seancë të jashtëzakonshme nesër, për të votuar buxhetin e RTK-së dhe të tri komunave. Kjo nuk e ndalon ligji, pasi ligji për qeverinë lejon që individualisht ka të drejtë,” ka shtuar Basha.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit