Prishtinë, 29 tetor 2025
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) është shpërblyer me Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës nga Organizata Ndërkombëtare e Burgjeve (ICPA) për projektin inovativ “Rehabilitimi Gjithëpërfshirës dhe Kujdesi Shëndetësor”.
Ky është një ndër sukseset më të mëdha të këtij institucioni që vjen si rezultat i transformimit të thellë dhe përkushtimit profesional të stafit korrektues.
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, tha se ky çmim është një njohje e qartë e punës së palodhshme dhe e përkushtimit të çdo punonjësi të sistemit korrektues, që punojnë çdo ditë me zemër, integritet dhe vizion për një sistem më njerëzor dhe më efikas.
“Faleminderit nga zemra për gjithë stafin tonë, për Qeverinë e Republikës së Kosovës, për Ministrin dhe ish-Ministren e Drejtësisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin në misionin tonë,” – theksoi Dibrani.
Ai veçoi Departamentin Shëndetësor të Burgjeve si shtyllë kyçe të këtij suksesi, duke vlerësuar përkushtimin e tyre profesional dhe qasjen humane ndaj kujdesit shëndetësor në institucionet korrektuese.
Mirënjohje të veçantë janë shprehur edhe për partnerët ndërkombëtarë si Ambasada Amerikane, EULEX, Këshilli i Evropës, OSBE dhe organizatat tjera që kanë mbështetur vazhdimisht zhvillimin e sistemit korrektues në Kosovë.
Dibrani falënderoi edhe mediat, që me raportimet dhe kritikat e tyre ndihmojnë në përmirësimin e vazhdueshëm të Shërbimit Korrektues.
“Ky çmim nuk është vetëm i yni – është i Kosovës, i çdo zëri që beson në ndryshim, rehabilitim dhe dinjitet njerëzor,” përfundoi ai.
Ky vlerësim ndërkombëtar e rendit Kosovën në mesin e vendeve me standarde të avancuara në sistemin korrektues dhe rehabilitimin e të dënuarve.

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
Historianë e profesorë zbardhin dëshmi të krimeve serbe në Vushtrri gjatë luftës
Brenda vagonit të kujtesës, Haxhiu viziton Muzeun “Eksodi ’99” në Prishtinë
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kërkon ndërprerjen e punës në ndërtimtari gjatë orëve të pikut të temperaturave
Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë
Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte
Terras: Shumë e rëndësishme që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat
Kosova mbetet cak i ndërhyrjeve të huaja e fushatave dezinformuese