Mitrovicë e Veriut, 29 tetor 2025
Mbishkrime me përmbajtje nacionaliste serbo-ruse janë shfaqur sot në muret e oborrit të shkollës teknike, në vendin e njohur ndryshe si “Plloča” (Pllaka).
Katër C-të, shkrimi “Rusi i Srbi brača zauvek” (Serbët dhe rusët vëllezër përgjithmonë) – në alfabetin cirilik, shkronja Z e ngjyrosur me ngjyrat e flamurit serb, fjalia “Nema predaje” (nuk ka dorëzim) dhe të tjera, janë mbishkrimet e shfaqura në hapësirën publike, nga persona për momentin të panjohur.
Lidhur me rastin, Veritasinfo ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili ka deklaruar se Policia e Kosovës është njoftuar për rastin, për çka është informuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
Burime të Veritasinfo bëjnë të ditur se pritet që mbishkrimet të fshihen shumë shpejt.
Raste të tilla, si ky i sotmi, janë shfaqur edhe më herët në pjesë të ndryshme të Mitrovicës së Veriut dhe përmbajnë mesazhe që nxisin ndasi etnike, përkatësi nacionaliste serbe dhe frikësim të komunitetit.
Këto përbëjnë shprehje të qëndrimeve që mohojnë sovranitetin dhe legjitimitetin e institucioneve të Kosovës.




As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit