Prishtinë 29 Tetor 2025
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar selinë e KFOR-it, ku është pritur nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Sipas njoftimit, gjatë takimit, ambasadori Rudolph ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme që KFOR-i vazhdon të bëjë dhe ka shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
Gjatë vizitës, ambasadori është takuar edhe me komandantin e kontingjentit gjerman në kuadër të KFOR-it, kolonel Müller, nga i cili është njoftuar më gjerësisht për kontributin e rëndësishëm të ushtarëve gjermanë që shërbejnë në këtë mision.
Ambasadori Rudolph ka falënderuar trupat gjermane për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në shërbim të paqes dhe sigurisë në Kosovë.
Në postimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë thuhet se KFOR mbetet një shtyllë kyçe e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

Bastisje në veri për krime lufte: Sekuestrohen dëshmi ndaj të dyshuarit, si pjesëtar i ish-armatës jugosllave
Varreza masive në Zubin Potok, zbardhen dëshmitë e para të krimit serb ndaj shqiptarëve
Gjendet municion në varrezën masive në Zubin-Potok
Investim prej 3.7 milionë eurosh për modernizimin e rrugës Livadhet e Istogut–Mokna
Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së, në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur
Serbia arreston një person për zbulim të informatave për varreza masive, Hoti: E vërteta nuk fshihet