Beograd 29 Tetor 2025
Prishtinë | 29 Tet 2025 | 08:04 | Nga Ekonomia Online
Të dehur, duke i bërë serenatë presidentit me këngë çetnikësh dhe kërcënuar Kosovën. Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit në Serbi, që dëshmon edhe njëherë se koha për ta ka ndalur në një prej epokave më të errëta të njerëzimit, në vitet ’90.
Në Beograd, Partia Progresive Serbe e Aleksandër Vuçiçit festoi atë që vetë e quajti “të Premten e Madhe të partisë”. Në ambientet e SNS-së, udhëheqësit më të lartë të pushtetit serb, përfshirë kryeministrin Gjuro Macut dhe kryetaren e Kuvendit Ana Brnabiç, u mblodhën për një mbrëmje që ngjante më shumë me një festë pijanecësh sesa me një aktivitet institucional. Një skandal i vërtetë i përmasave të mëdha, raporton A2 CNN.
Nga selia e SNS-së kishte lidhje të drejtpërdrejtë me programin televiziv “Informer”, ku të pranishmit, përfshirë ministra dhe zyrtarë të lartë, këndonin një këngë kushtuar vetë presidentit Vuçiç. Në kor, dëgjohej vargu “President Aleksandër, falëndero nënën tënde që lindi një hero për t’i rikthyer lavdinë Serbisë”, një skenë që kujtoi më shumë kultet e liderëve autoritarë se një festë demokratike.
Në një moment të veçantë, kryeparlamentarja Bërnabiç dhe ministrja Milica Gjurgjeviç Stamenkovski u prekën nga kënga “Vidovdan” dhe vargu “Kush mund ta marrë Kosovën nga shpirti im…”, një tekst i ngarkuar me simbolikë nacionaliste, që vazhdon të përdoret për të mbajtur gjallë mitin e “Kosovës si tokë serbe”.
Këto skena dëshmojnë se Beogradi zyrtar ende ushqehet me mite, ndërkohë që realiteti politik dhe ndërkombëtar ka ecur përpara me një Kosovë të pavarur.
Në rrjetet sociale, festa u kthye në temë ironie. Pamje nga Borça tregonin anëtarë të SNS-së, në gjendje të dehur, duke kërcyer me koreografi të çrregullta në tarraca ndërsa këndohej “Tri puthje që dua”.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit