Prishtinë 28 Tetor 2025
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci pas ushtrimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), “Ujku Shigjetë”, e ka quajtur këtë si një nga objektivat kryesore të planit zhvillimor për ushtrinë, raporton Ekonomia Online.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për ushtrinë tonë Forcën e Sigurisë së Kosovës sepse sot po përmbyllim një prej objektivave kryesore të planit zhvillimor të Forcës së Sigurisë së Kosovës atë të certifikim dhe validimit të të gjitha kapaciteteve të këmbësorisë regjimenteve të këmbësorisë së FSK-së. Pra, me këtë ushtrim ne po përmbyllim një fazë dhe po kalojmë në një fazë tjetër. Kemi marrë masat dhe jemi duke u përgatitur për ta finalizuar. Më këtë rast. Me këtë rast falënderoj komandantin e FSK-së gjeneral Jasharin për punën e jashtëzakonshme dhe angazhimin e pashembullt për të arritur objektivat pavarësisht sfidat”, tha ai.
Nga “Babaj Bokës” Maqedonci ka potencuar edhe rolin e ekipeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
“Falënderojmë edhe ekipet nga SHBA-të të cilat kanë qenë vazhdimisht krah zhvillimit të FSK-së investimet e qeveria në mbrojtje në armatim personel trajnim dhe infrastrukturë janë një mbështetje shtesë për kapacitetet e FSK-së në arritjen e objektivave qe kemi përpara”, tha ai.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante