Prishtinë, 28 tetor 2025
Ambasadoren e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, ka shkuar sot për vizitë në Luginë të Preshevës. Në ambientet e Këshillit Kombëtar Shqiptar ajo u prit nga kreu i këtij këshilli, Enkel Rexhepi, me të cilin kanë folur mbi gjenjden e shqiptarëve atje.
Lajmi për këtë vizitë u bë i ditur nga Rexhepi me anë të një postimi në Facebook.
“Sot në ambientet e Këshillit Kombëtar Shqiptar mirëpritëm Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Beograd, znj. Anke Konrad, me të cilën zhvilluam një takim të gjatë mbi gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Diskutuam hapur për diskriminimin e vazhdueshëm shtetëror, me theks të veçantë në fushën e arsimit, ku mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe dhe mosnjohja e diplomave nga Kosova vazhdojnë të jenë pengesat më serioze për të rinjtë shqiptarë”.
“Theksuam rëndësinë që Plani 7 Pikësh të zbatohet si dokument bazë për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve dhe për zgjidhjen e çështjeve të hapura në Luginë. Po ashtu, ngritëm shqetësimin për procesin e pasivizimit të adresave, mungesën e përfaqësimit të drejtë në institucionet publike dhe diskriminimin në ndarjen e fondeve për kulturë e media, ku shpesh anashkalohen iniciativat që punojnë në gjuhën shqipe”.
“Në këtë kontekst, nënvizuam se mbështetja e Gjermanisë dhe faktorit ndërkombëtar është thelbësore për të siguruar zbatim real të marrëveshjeve dhe ndalimin e praktikave diskriminuese. Këshilli Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë të jetë zëri institucional i shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, shkruan ai.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit