Prishtinë 27 Tetor 2025
Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem ka pritur sot një grup profesorësh dhe studentësh nga Universiteti i Prishtinës, të cilët po qëndrojnë në Izrael në kuadër të konferencës ndërkombëtare “AI Transforming Education: A New Era of Learning”, të organizuar nga Arab Academic College in Haifa, Universiteti i Prishtinës dhe Aqaba University of Technology.
Bëhet e ditur se gjatë takimit në ambasadë u zhvilluan diskutime për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit akademik ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Izraelit, me theks të veçantë në rolin e inteligjencës artificiale në transformimin e arsimit modern.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, deklaron se vlerësoi lartë pjesëmarrjen e delegacionit akademik nga Prishtina dhe theksoi përkushtimin për të mbështetur nisma që forcojnë lidhjet arsimore, shkencore dhe kulturore mes dy vendeve.
Në fund të takimit, u shpreh vullneti i ndërsjellë për vazhdimin e shkëmbimeve akademike dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe inovacionit.

Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë