Prishtinë, 27 tetor 2025
Në një tryezë të organizuar në Podgoricë, mbi sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, nga Qendra Digjitale për Forenzikë, në bashkëpunim me Shoqatën për Marrëdhënie Ndërkombëtare (AMO) nga Praga, ku po merrnin pjesë ekspertë lokalë dhe rajonalë, përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë, aktorë politikë dhe subjekte të tjera relevante, u theksua se Serbia ka disa kanale përmes të cilave ushtron ndikimin e saj në Malin e Zi.
Siç u theksua në këtë tryzë të rrumbullakët, këto kanale lidhen me disa parti politike, media, grupe ekstremiste të djathta dhe organizata fetare.
Ky diskutim, që është pjesë e projektit “Ndërtimi i botës serbe’ – Ndikimi i Serbisë mbi sigurinë dhe stablitetin e Ballkanit Perëndimor, dhe që mbështetet financiarisht nga Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit, vuri në pah dy në Mal të Zi zhvillohen dy procese paralele: procesi i integrimit evropian dhe procesi i integrimit të Malit të Zi në të ashtuquajturën ‘botë serbe’.
“Aktorët lokalë shpesh veprojnë si ndërmjetës për realizimin e ndikimit serb, por edhe atij rus. Pjesëmarrësit theksuan se thelbi i ndikimit serb në Mal të Zi bazohet në çështje të identitetit dhe narrativa që minojnë shtetësinë malazeze, simbolet shtetërore, gjuhën, historinë dhe kulturën”, thuhet në komunikatën organizatorit të ngjarjes për media.
Përveç ndikimeve tjera negative për Malin e Zi, ndikimi i Serbisë në republikën malazeze, ka edhe në aspektin e mbështetjes për anëtarësim të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
“Narrativa mbi ‘vlerat tradicionale’, që promovon aktivisht Kisha Ortodokse Serbe, në thelb ka karakter anti-evropian. Ajo përdoret si mjet për të krijuar një kontekst negativ rreth integrimeve evropiane, duke paraqitur vlerat evropiane si kërcënim për identitetin, fenë dhe traditën e shoqërisë malazeze”, është thënë gjatë tryezës.
Projekti, theksuan, do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, ndërsa debati i zhvilluar në këtë tryezë do të shërbejë si bazë për përgatitjen e një raporti të detajuar mbi ndikimin serb në Mal të Zi, i cili do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm.
“Ky projekt është bashkëfinancuar nga qeveritë e Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë përmes granteve të Višegradit nga Fondi Ndërkombëtar i Višegradit. Misioni i fondit është përparimi i ideve për bashkëpunim rajonal të qëndrueshëm në Evropën Qendrore”, përfundoi komunikata.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit