Prishtinë, 26 tetor 2025
Sipas të dhënave të fundit nga Policia e Kosovës, gjatë periudhës janar-shtator 2025, gjithsej 86 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për tëvë1.info ka bërë të ditur se nga këta, 47 prej tyre, ose 54.6%, kanë qenë shoferë.
Po ashtu, nga 75 aksidente fatale që janë regjistruar gjatë nëntë muajve të parë të vitit, 29 aksidente, ose 38.6%, kanë qenë vet-aksidente.
“Sipas analizave të deritanishme nga tetëdhjetegjashtë (86) persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “Janar-Shtator 2025”, sipas pjesëmarrësve: dyzeteshtatë (47) apo 54.6 %, kanë qenë shoferë. Nga shtatëdhjetepesë (75) aksidente fatale për periudhën “Janar-Shtator 2025”, sipas tipit të aksidentit: njëzetenëntë (29) aksidente fatale apo 38.6 %, kanë qenë vet aksident”,ka bërë të ditur Hoxha.
Ai gjithashtu ka apelua për kujdes dhe vigjilencë më të madhe nga të gjithë shoferët, sidomos gjatë kushteve të motit të keq.
“Andaj, kërkojmë kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga të gjithë shoferët e automjeteve, gjithashtu kërkohet përshtatje dhe respektim i kufizimeve të shpejtësisë në rrugë të të gjitha niveleve kur kemi reshje shiu dhe zvogëlim të dukshmërisë në rrugë. Përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës është e domosdoshme për një siguri më të madhe gjatë vozitjes dhe evitim të aksidenteve rrugore që shpesh po rezultojnë me pasoja fatale”, shtoi Hoxha.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante