Prishtinë, 23 tetor 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i rinumërimit për 16 vendvotimet për të cilat morën vendim një ditë më parë në mbledhjen e KQZ-së.
Zëdhënësi, Valmir Elezi, ka thënë se rinumërimi i cili kishte filluar pasditen e së mërkurës me të vendosur KQZ-ja, përfundoi sot rreth orës 15:30.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rinumërimin e të cilave mori vendim KQZ në mbledhjen e ditës së mërkurë. Nga pasditja e ditës së mërkurë dhe deri në orën 15:30 të ditës së enjte, janë rinumëruar 16 kuti të votimit”, tha Elezi.
Ndërkohë, pritet që shpejt Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shpallë edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 tetorit.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje duke e trajtuar”, tha Elezi për RTKLive.
Ndërkohë, më 9 nëntor vendi do t’i nënshtrohet një tjetër procesi votimi, atë të balotazhit për kryetarë komunash, në ato komuna ku fituesi nuk doli nga raundi i parë i zgjedhjeve më 12 tetor.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante