Prishtinë 23 Tetor 2025
“Unë vi nga Kosova, Republika më e re evropiane, vendi ku beteja për liri bartë peshën e shekujve”. Kështu e ka nisur fjalimin e saj, presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Berlinit, në kuadër të serisë prestigjioze të fjalimeve të personaliteteve evropiane “Humboldt-Rede zu Europa”, me temën: “Mbrojtja e Demokracisë në Shekullin e 21-të: Mësime nga Republika më e Re e Evropës”.
Osmani, tha se nuk flet vetëm si presidente e shtetit, por edhe si ish-refugjate, ish-fëmijë lufte që ka shkuar në shkollë në bodrume shtëpish, dhe që ka mësuar që edhe një fletore e vetme mund të jetë shpallje të drejtës.
“Flas si dikush që demokracia nuk është thjesht një teori që jeton në libra, është praktikë që jeton në njerëz. Në fëmijërinë time ka qenë një mësim që kemi marrë të gjithë, mësimin që ka qenë shumë i thjesht, por edhe i përhershëm ‘liria nuk merret me një nënshkrim, liria fitohet , fitohet nga populli që refuzon ta dorëzojë dinjitetin e vetë, popull që është i gatshëm të sakrifikojë cdo gjë për të arritur irinë, dhe popull që kur ngritët me shpresë e vendosmëri, nuk ka forcë në këtë botë që mund ta ndalojë triumfin e tij”, tha Osmani.
E para e shtetit tha se sot Kosova është demokraci që vazhdimisht është përforcuar. “Institucionet tona mbajnë zgjedhje që janë të lira e garuese, më garueset në gjithë rajonin tonë ne fakt. Të rinjtë tanë e diaspora e shkëlqyeshme e udhëheqin një ekonomi digjitale që e lidhin Kosovën me Berlinin e Mynihun e shumë më gjerë. Politika jonë e jashtme është e ngulitur në të ardhmen evropiane, sepse ne e dimë se ku përkasim”, tha ndër të tjera Osmani në fjalimin e saj para të pranishmëve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Berlinit.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante