Prishtinë, 23 tetor 2025
Në kuadër të mbështetjes së bizneseve në Republikën e Kosovës, dhe me qëllim që të stimulojë ngazhimin e sektorit privat në tranzicionin energjetik të Kosovës duke përdorur teknologji të qëndrueshme të prodhimit, duke rritur efiçiencën e energjisë dhe duke ulur kostot operative, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, ka hapur thirrjen publike nga skema e granteve për energji të pastër.
Qeveria e Republikës së Kosovës i ka thënë rëndësi sektorit të energjisë së pastër, duke ofruar mbështetje financiare për bizneset që merrem me këtë aktivitet.
Skema e Granteve për Energji të Pastër zbatohet përmes tri thirrjeve të veçanta publike, të cilat përfshijnë masat e mëposhtme:
Masa 1: Mbështetje për sistemet e energjisë solare dhe sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike.
Masa 2: Mbështetje për masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e bizneseve.
Masa 3: Mbështetje për pajisjet që ulin konsumin e energjisë në linjat e prodhimit.
Brenda kësaj skeme do të përkrahen bizneset në:
Sisteme solare për prodhim të energjisë elektrike,
Sisteme solare për ngrohjen e ujit,
Efiçiencën e energjisë përmes investimeve në izolim të ndërtesave,
Bateri për sisteme solare FV, si dhe
Shndërrues frekuencor për të rritur efiçiencën e pajisjeve që prodhuesit tashmë i kanë në përdorim.
Skema e Granteve për Energji të Pastër do të ofrojë:
deri në 20,000 euro për një masë të vetme,
deri në 25,000 euro për masa të kombinuara.
Përveç financimit, skema do të ofrojë edhe ngritje kapacitetesh dhe asistencë teknike për përfituesit, duke siguruar që investimet të jenë të qëndrueshme dhe afatgjata.
Kjo skemë është financuar me një buxhet prej 1,000,000.00 euro nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe zbatohet nga KIESA/MINT në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, LuxDev, Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.
Thirrja për aplikim është e hapur deri më 10.12.2025 dhe realizohet përmes platformës elektronike e-Kosova.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante