Prishtinë, 23 tetor 2025
Lajmet ndryshojnë shpejt, po ashtu edhe ato për armatosjen e Evropës dhe pjesëve të tjera të botës. Nuk është se lajmet e tilla janë gjithmonë interesante nga larg, por janë kur vijnë nga Ballkani.
Çfarë, pra, thonë lajmet për armatosjen e shteteve në Ballkan?
Më së shumti po armatoset Serbia; ajo jo vetëm që fsheh çfarë blen — por për këtë edhe krenohet përmes mediave dhe, po të nevojitet, edhe kur blen “gurëhedhëse dore”. Në fakt blen aeroplanë, kamionë dhe raketa të ndryshme. Madje Serbia u mburr publikisht se ka blerë dhjetëra dronë.
Dhe çfarë thotë Beogradi pse po blen gjithë atë armë?
Ia shpjegon publikut dhe gjithë botës se e blejnë për t’i ndaluar “armiqtë e Serbisë” që t’i sulmojnë. Përndryshe, askush nuk e kërcënon prej njëqind vjetësh.
Thonë se armatosen sepse po përgatiten për paqe — sepse, siç pretendohet, paqe nuk ka pa një tufë armësh. Kështu flet Beogradi zyrtar.
E çfarë thotë qeveria në Beograd kur ndonjë shtet fqinj në Ballkan armatoset? E, kur të tjerët blejnë edhe një hark e shigjetë, dalin deklarata, thirren mbledhje urgjente, bëhen emisione speciale që i dënojnë veprimet dhe pretendohet se ato bëhen vetëm për të destabilizuar gjithë Ballkanin dhe për të rrezikuar sigurinë e tij. Pra: kur Serbia armatoset, ajo e bën për paqen në rajon; kur dikush tjetër në fqinjëri bën të njëjtën gjë, atëherë është për luftë dhe kërcënim ndaj Serbisë.
Realisht, kjo është qesharake — hipokrizi klasike dhe standard i dyfishtë — por Beogradi ka audiencën e vet që i pëlqen kjo lloj retorike.
Kjo audiencë, megjithatë, ka probleme të mëdha njohëse; i vështirë për ta është të kuptojë sa bëjnë dy e dy, e lëre më thelbin e garës së armatimeve.
Sigurisht, e gjithë kjo është e kundërta e asaj që u serviret njerëzve. Kushdo që blen armë nuk e blen për ta mbajtur në depo pranë kavanozëve me ajvar e krastaveca. Nga sa dimë, gjatë tri e gjysmë dekadave të fundit, Serbia nuk është sulmuar nga ndonjë fqinj, ndërsa ajo nga ana tjetër ka sulmuar të tjerët me radhë. Pra, kush e kafshon Beogradin, më pas druhet edhe nga Gandhi, Dalai Lama e madje edhe Mandela.

Bajrami: Kosova meriton më shumë nga BE-ja
Paunoviq mbron deklaratën për “spastrim etnkik” të Kosovës
Qeveria miraton nismën për aderimin e Kosovës në zonën “EU Roam Like Home”
Kurti: Formimi i institucioneve të reja është përgjegjësi e të gjitha partive politike
Haxhiu cakton 6 gushtin për seancën konstituive të Kuvendit
Asët e “botës serbe” u aktivizuan përsëri, këtë herë në Plevle në Mal të Zi
Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale
Kosova e mbyll me fitore Kampionatin Ballkanik U17, mposht Moldavinë në tre sete
Boksieri shqiptar përballet sonte me Anthony Joshuan
Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh