Beograd 22 Tetor 2025
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiq ka vlerësuar se të mërkurën është kryer një sulm terrorist përpara Kuvendit Kombëtar të Serbisë, në kampin me çadra, ku ka shpërthyer zjarr dhe ku një person është plagosur, ndërsa prokurori kryesor e ka cilësuar incidentin si tentativë vrasjeje.
Policia ka arrestuar një burrë përpara Kuvendit, nën dyshimin se ka plagosur një tjetër me armë zjarri, ndërkohë që zjarri, i cili ka shkaktuar një tym të madh në mëngjes, është shuar deri në mesditë.
Prokurori Nenad Stefanoviq, ka bërë të ditur se personi që ka përdorur armën është i dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”, ka raportuar agjencia Beta.
Stefanoviq ka sqaruar se, me urdhër të Prokurorisë së Lartë, është arrestuar V.A. (i lindur në vitin 1955), “për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se, pas një debati verbal për shkak të qëndrimeve të ndryshme politike, ka nxjerrë armën e zjarrit që e mbante pa leje dhe ka qëlluar disa herë, nga të cilat një plumb ka goditur një person tjetër në pjesën e kofshës, ndërsa një tjetër ka qëlluar në një bombol gazi që ndodhej afër, duke shkaktuar shpërthim dhe zjarr”.
Disa orë pas konferencës për media të presidentit të Serbisë, është prononcuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, duke njoftuar se rreth orës 10:16, menjëherë përpara Parlamentit, V.A., i cili nuk ishte pjesëmarrës i tubimit, ka hyrë në një nga çadrat dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të M.B. (i lindur në vitin 1968) me armë zjarri.
“Në çadrën e djegur nuk është gjetur asnjë armë apo municion, përveç armës dhe municionit që ka sjellë i dyshuari”, ka bërë të ditur MUP-i.
Vuqiq, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka deklaruar se përpara Kuvendit të Serbisë është kryer një sulm i tmerrshëm terrorist, ndërsa kualifikimin e incidentit do ta përcaktojnë prokuroritë kompetente.
Nga ana tjetër, partitë opozitare kanë akuzuar Vuçiçin dhe Partinë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet se janë përgjegjës për ngjarjet e sotme, ku me mbrojtjen e policisë ndodheshin përkrahës të pushtetit.
Në zjarrin që u shoqërua me tym të dendur, një nga çadrat është djegur plotësisht. Në vendngjarje ishin të pranishëm policë, pjesëtarë të ekipit forenzik dhe zjarrfikës. Më pas, makineritë ndërtimore kanë pastruar hapësirën ku kishte shpërthyer zjarri, ka raportuar gazetari i Radios Evropa e Lirë.
Policia ka bllokuar qasjen dhe nuk ka lejuar kalimin përpara Kuvendit.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit