Prishtinë, 22 tetor 2025
Nenad Rashiq, nëndëskryetar i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, në një deklaratë për “Front Online” ka konfirmuar se do ta mbështes Qeverinë Kurti 3.
Rashiq ka shprehur gatishmërinë e subjektit që ai përfaqëson për të vazhduar bashkëpunimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Nuk kemi biseduar ditëve të fundit, por më herët kemi folur për një bashkëpunim sa më të gjerë dhe normal, me gatishmëri për bashkëpunim dhe me vullnet pozitiv të subjektit që përfaqësoj për ta vazhduar atë,” ka thënë Rashiq.
Ai shtoi se pret komunikim shtesë me kryeministrin para seancës së 26 tetorit.
“Besoj se para datës 26 do të kemi edhe një komunikim tjetër. Natyrisht, vota ime për qeverinë Kurti është për shkak të konceptit që ai ka paraqitur që në fillim — që nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe. Edhe ne ndajmë të njëjtin parim, prandaj ekziston hapësirë për bashkëpunim ndërmjet nesh,” ka deklaruar Rashiq.
Afati kushtetues për paraqitjen e qeverisë së Kosovës skadon më 26 tetor.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit