Prishtinë 21 Tetor 2025
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pranuar se formimi i qeverisë së re mbetet një proces i vështirë dhe se ekziston mundësia që vendi të shkojë sërish në zgjedhje nëse deri të dielën nuk arrihet marrëveshje.
Duke folur nga Londra, Kurti tha se afati i fundit për krijimin e qeverisë është e diela, ndërsa të hënën, sipas tij, ose do të ketë qeveri, ose zgjedhje të reja.
“Do të përpiqemi maksimalisht që deri në të dielën ta bëjmë qeverinë. Të hënën nuk mundemi më të përgatitemi, sepse ose e kemi bërë qeverinë ose jo. Në këto ditë të mbetura jemi duke komunikuar, duke biseduar. Nuk është kollaj, sepse atmosfera është shumë e intoksikuar – ka shumë xhelozi, inat e cinizëm, shumë më tepër se ide, punë e pasion”, tha Kurti, në një video që e ka publikuar IndeksOnline.
Ai shtoi se edhe partitë që kanë qenë në opozitë nuk po tregojnë vullnet të vërtetë për bashkëpunim e ndërtim të institucioneve.
“Siç duket, alternativa tjetër është të shkojmë në zgjedhje prapë. Nuk po duket që opozita ka as vullnet e as synim për qeveri të tyre”, deklaroi Kurti.
Kreu i Vetëvendosjes pranoi gjithashtu se procesi i bisedimeve me partitë e tjera nuk po zhvillohet lehtë, duke nënvizuar se tensionet dhe mungesa e besimit kanë ndikuar në klimën politike të ditëve të fundit.
Ndërkohë, ai ka treguar ofertën që ia kishte bërë Fatmir Limaj për bashkëqeverisje.
Sipas Kurtit, Limaj i kishte ofruar nënkryetarin e Kuvendit, një ministër dhe dy zv/ministra.
“Me 6 deputetë, Guxo 2 ministra. Unë kam qenë i gatshëm Nismës me ia dhanë me tre deputetë, një ministër, nënkryetarin e Kuvendit, po të ishte bë Albulena Haxhiu kryetare, Limaj ka mujt nënkryetar, se duhet me qenë gjini të ndryshme. E kish marrë një ministër, dhe dy zv/ministra, katër pozita të nalta, me tre deputetë. Maksimumi, ama mu qita se ta kom gjete ditën, faleminderit po…”, tha Kurti.

Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali