Prishtinë 18 Tetor 2025
Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian është organi i parë evropian i cili pranon si anëtare edhe Kosovën, pavarësisht se nuk ka status kandidati për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ky institucion kishte nisur vitin e kaluar fazën pilot të projektit me vendet kandidate, por Kosova atëherë nuk ishte përfshirë, pasi ende nuk kishte status kandidati.
“Pas konsultimeve me Komisionin Evropian dhe me palë të tjera të rëndësishme e të interesuara, është vendosur që faza e dytë e iniciativës të hapet edhe për Kosovën, si një kandidate potenciale për anëtarësim”, u konfirmua nga ky institucion.
Thirrja për kandidatët e interesuar nga Kosova tashmë është e hapur. Pas përfundimit të procedurës së përzgjedhjes, Kosova do të ketë status të barabartë me vendet e tjera të përfshira në procesin e zgjerimit.
Siç sqaroi Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian, kjo thirrje u drejtohet organizatave të shoqërisë civile, sindikatave dhe partnerëve të tjerë ekonomikë e socialë.
Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian është një organ konsultativ i Bashkimit Evropian, që përbëhet nga përfaqësues të shoqatave të punëdhënësve, sindikatave të punëtorëve dhe organizatave të shoqërisë civile. Ai ka për qëllim të bashkojë grupet e ndryshme të interesit ekonomik e social për të kontribuar në zhvillimin e tregut të përbashkët evropian.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante