Prishtinë, 17 tetor 2025
Janë pajisjet më të reja që do t’i kenë në përdorim.
Këta tabletë do të jenë tashmë në posedim të Inspektorëve të Punës në nivel vendi.
Përmes tyre, tashmë ata do të bëjnë edhe inspektimet në teren dhe gjithë kjo do të realizohet në formë digjitale.
Ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit, Rizah Plakollu tregon se me furnizim të këtyre pajisjeve shënohet një hap tjetër në rritjen e efikasitetit të këtij institucioni.
“Me anë të një klikimi e gjeneron të dhënat e biznesit, gjeneron numrin identifikues, e bënë gjenerimin e punëtorëve të cilët janë të regjistruar në sistemin e ATK-së. Ne kemi bashkëpunim me ATK dhe ARBK të cilët janë të regjistruar bizneset në momentin e inspektimit, të dhënat regjistrohen dhe inspektorët e analizojnë dhe e kanë bazën ligjore”, thotë Plakollu
Detaje rreth përdorimit të këtyre pajisjeve, jep udhëheqësi i Divizionit për Cilësi të Inspektimeve, Behram Latifi.
“Me sistemin digjital të inspektimeve do të kryhet komplet inspektimi qysh është kryer me letër, vetëm se tani do të bëhet në mënyrë elektronike. Do të prezentohen dokumentet në mënyrë elektronike, do të kontrollohen dokumentacionet në mënyrë elektronike, do të nxirret raporti në mënyrë elektronike, derisa të përfundon lënda dhe të nxirret vendimi përfundimtar i një procedure inspektuese e një inspektimi”, tregon Latifi.
Sipas tij, kjo shton edhe mundësinë për rritjen e inspektimeve në teren.
“Ka me kursu shumë kohën e inspektorëve në teren e që kjo me automatizëm krijon kushte për rritjen e inspektimeve dmth me kapacitetin aktual të inspektorëve. Me lansimin e këtij sistemi dhe funksionalizimin e tërësishëm të këtij sistemi, ka me na kriju mundësinë për rritjen e numrit të inspektimeve sepse shkurton kohën e një inspektimi”, thotë Latifi.
Ky projekt i nisur në vitin 2021 është bashkëpunim me Ambasadën e Suedisë përmes Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Reagojnë familjarët e viktimave të luftës
Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Kryeministri Kurti udhëton në SHBA, në agjendë takime me liderë ndërkombëtarë
27 vjet nga themelimi i TMK-së
Trump nënshkruan ligjin për sanksione ndaj Rusisë, Zelensky: Faleminderit SHBA