Prishtinë 16 Tetor 2025
Guvernatori i Bankës Qendrore Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Letrës së Qëllimit për projektin e pagesave të shpejta (Instant Payment) – TIPS Clone, e organizuar në kuadër të Takimeve Vjetore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB).
Në njoftim thuhet se ceremonia shënoi nënshkrimin e Letrës së Qëllimit në kuadër të projektit rajonal për zhvillimin e sistemit të pagesave të shpejta, e cila u nënshkrua ndërmjet Bankës së Italisë, Bankës Qendrore të Kosovës, si dhe bankave qendrore të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Nënshkrimi i kësaj Letre të Qëllimit është vazhdimësi e marrëveshjes së nënshkruar në muajin janar të këtij viti por tani duke përfshirë edhe Bankën Qendrore të Maqedonisë së Veriut. Banka e Italisë, me aprovimin e Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, si zhvilluese dhe operatore e sistemit të pagesave të shpejta të Eurosistemit (TIPS), po ndërton sistemin TIPS Clone për të ofruar këtë infrastrukturë edhe për disa vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se ky projekt përfaqëson iniciativën më të rëndësishme infrastrukturore dhe strategjike të BQK-së, duke kontribuar në realizimin e objektivave dhe Planit Strategjik të institucionit.
“Ky partneritet strategjik me Bankën e Italisë shënon një moment historik për Kosovën, duke i mundësuar të përfitojë nga ekspertiza profesionale dhe teknike dhe nga përdorimi i një sistemi të avancuar që aktualisht operohet nga Eurosistemi. Përfitimet e tjera pritet të materializohen me anëtarësimin e Kosovës në SEPA”, thuhet në komunikatë.
Zhvillimi i sistemit nga ekipi profesionist i Bankës së Italisë konsiderohet një faktor kyç për suksesin e projektit, veçanërisht në një kontekst ku zhvillimet teknologjike dhe aspekti gjeopolitik janë me rëndësi të veçantë.
BQK mbetet e përkushtuar të avancojë sektorin financiar përmes projekteve konkrete që ndihmojnë në arritjen e objektivave, duke sjellë efekte të gjera për bizneset, qytetarët dhe ekonominë në përgjithësi, ndërsa bashkëpunimi ndërkombëtar ofron mbështetje të rëndësishme në realizimin e tyre.

Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së, në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur
Serbia arreston një person për zbulim të informatave për varreza masive, Hoti: E vërteta nuk fshihet
Nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak
Serbia vazhdon diskriminimin, asnjë shqiptar nga Lugina e Preshevës mes 400 zjarrfikësve të punësuar së fundi
Sot mbahet seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte
Mashtrim me prona në vlerë 1.55 milion euro, Prokuroria ndalon dy të dyshuar
Më 6 gusht seanca e Kuvendit, Haxhiu iu dërgon ftesë deputetëve të zgjedhur
Më 6 gusht pritet konstituimi i Kuvendit, partitë shpalosin qëndrimet pas takimit me Haxhiun