Prishtinë, 16 tetor 2025
Policia e Kosovës, me mbështetjen e Ambasadës Gjermane në Tiranë, ka marrë pjesë në një punëtori profesionale të organizuar nga Policia Federale Gjermane në qendrën kryesore të edukimit në Eschwege, me synim modernizimin e edukimit dhe trajnimit policor.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit evropian “EU-ISF SCOPE III – Virtual Classroom”, i cili fokusohet në përdorimin e platformave digjitale dhe klasave virtuale për ngritjen e kapaciteteve policore.
Gjatë punëtorisë u prezantuan metodat më të avancuara të mësimit elektronik (E-Learning) dhe trajnimit hibrid, të cilat do të integrohen në programet e edukimit të Policisë së Kosovës, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe përshtatjen me trendet bashkëkohore të arsimit policor.
Ky bashkëpunim pritet të forcojë kapacitetet profesionale, të nxisë zhvillimin teknologjik dhe të avancojë standardet e trajnimit në sistemin policor të Kosovës.
Policia e Kosovës ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj Republikës Federale të Gjermanisë dhe Policisë Federale Gjermane për mbështetjen e vazhdueshme dhe partneritetin strategjik që ndihmon në zhvillimin e sektorit të sigurisë në vend.
“Modernizimi i platformave të trajnimit dhe edukimit profesional policor mbetet një prioritet kyç për zhvillimin e kapaciteteve në të gjitha fushat e sigurisë,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së, në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur
Serbia arreston një person për zbulim të informatave për varreza masive, Hoti: E vërteta nuk fshihet
Nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak
Serbia vazhdon diskriminimin, asnjë shqiptar nga Lugina e Preshevës mes 400 zjarrfikësve të punësuar së fundi
Sot mbahet seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte
Mashtrim me prona në vlerë 1.55 milion euro, Prokuroria ndalon dy të dyshuar
Më 6 gusht seanca e Kuvendit, Haxhiu iu dërgon ftesë deputetëve të zgjedhur
Më 6 gusht pritet konstituimi i Kuvendit, partitë shpalosin qëndrimet pas takimit me Haxhiun