Prishtinë, 14 tetor 2025
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb dhe kryetari i partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, ka thënë se Lista Serbe ka përdorur krejt mekanizmat përfshirë edhe pagesën për votë.
Rashiq ka thënë se në komunën e Graçanicës janë dhënë para dhe ofruar kontrata pune.
Ai ka thënë se qytetarët serb edhe frikësohen e shantazhohen nga Lista Serbe.
“Të shtunën janë nënshkruar kontrata pune të përkohshme në shëndetësi. Të shtunën gjatë ditës dhe në mbrëmje ka qenë një inovacion të ofrimit të kontratave, 20 mijë dinarë. Kjo është mashtrim. Në Graçanicë ka pas së paku 3 mijë votues të rinj , organizim kolektiv të votuesve nga Serbia, kemi pas metodologji të vrazhdë nga institucionet që udhëhiqen nga Serbia” ka thënë Rashiq në emisionin “Mesditë” në Tëvë 1.
Rashiq ka thënë se si parti kanë pasur ambicie që në komunat në jug të Kosovës të shkojnë në raundin e dytë.
“Kemi pas do ambicie që në jug mund të jemi pjesë e balotazhit, sepse në veri e kemi ditur ka një koncept që sikurse njerëzit janë peng dhe po manipulohen më lehtë. Kur e keni një oponent kaq të fuqishëm që përdor krejt mekanizmat që kanë dhënë para, organizim”, ka thënë ai.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë