Prishtinë, 13 tetor 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar në Lubjanë Çmimin “Women for Peace and Security” nga Asambleja Parlamentare e NATO-s. Në fjalimin e saj, ajo e cilësoi këtë çmim si një nder të veçantë, të cilin e pranoi në emër të popullit të Kosovës dhe sidomos të grave të vendit që, siç tha ajo, “kanë udhëhequr rezistencën paqësore, kanë luftuar për liri dhe kanë ndërtuar paqen”.
Presidentja Osmani theksoi se pa gratë nuk mund të ketë paqe të plotë, siguri të qëndrueshme apo demokraci të vërtetë. Ajo kujtoi rolin vendimtar të NATO-s në çlirimin e Kosovës, duke e quajtur Aleancën “jo një fortesë force, por një simbol paqeje dhe një forcë për të mirë”.
Në fjalën e saj, Osmani theksoi angazhimin e Kosovës për zbatimin e agjendës “Gratë, Paqja dhe Siguria”, duke përmendur Forumin Ndërkombëtar që mbahet çdo vit në Prishtinë dhe themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për këtë agjendë.
Ajo gjithashtu bëri thirrje për unitet të vendeve demokratike kundër autokratëve dhe diktatorëve, duke theksuar se “pa gratë në tryezë, paqja nuk është e qëndrueshme, dhe kur gratë përfshihen, paqja vjen më shpejt dhe zgjat më shumë”.
“Ky çmim do të qëndrojë në Zyrën e Presidentit, por çdo ditë do të frymëzojë një popull të tërë,” përfundoi Osmani, duke falënderuar Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe aleatët për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë