Prishtinë 13 Tetor 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar sot me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një vlerësim që nderon lidershipin, kontributin dhe angazhimin e grave që kanë avancuar paqen, sigurinë dhe demokracinë në vendet e tyre dhe në mbarë botën.
Duke e pranuar këtë çmim, presidentja Osmani u shpreh se ky është “një nder i veçantë dhe një çmim që i dedikohet popullit të Kosovës, e në veçanti të gjitha grave të Kosovës, atyre që me guxim, dinjitet e dashuri ndihmuan ndërtimin e paqes dhe arritjen e lirisë sonë”.
“Paqja jonë është ndërtuar mbi sakrificën dhe guximin e tyre, ndërsa demokracia jonë është forcuar falë përkushtimit të grave që qëndruan të palëkundura në çdo hap të rrugëtimit tonë drejt lirisë e barazisë”, theksoi presidentja Osmani.
“Më tej presidentja Osmani theksoi se vlerësimi nga Asambleja Parlamentare e NATO-s është edhe njohje për përpjekjet e Kosovës në avancimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, përmes Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe Qendrës Rajonale të Ekselencës, që tashmë Presidenca e Republikës i ka shndërruar në platforma të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin nga Presidenca e Kosovës.
Tutje theksohet se ky çmim i lartë ndërkombëtar, përveç që vlerëson lidershipin e presidentes Osmani, e vendos Kosovën ndër vendet model në botë për përfshirjen e grave në ndërtimin e paqes, forcimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Presidentja Osmani është liderja e parë nga Evropa Juglindore që nderohet me këtë çmim.

Nga jeta në zhdukje – rrëfimi për 23 civilët e vrarë dhe groposur fshehtas
Koci: Edhe një qytetar i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe
Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok
Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin-Potok
Varroset Isuf Hoxha, iu gjetën mbetjet mortore pas 27 vjetësh
Kurti i bën thirrje SHBA-së dhe BE-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Koci: Sa herë ka hetime për krime lufte në Kosovë, ka arrestime në Serbi
Islami: Serbia po përdor arrestimet për të barazuar viktimën me kriminelin
Hoxha: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër s’nënkupton pandjeshmëri ndaj Kosovës