Prishtinë, 12 tetor 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Lubjanë.
Presidentja Osmani është e ftuar speciale në këtë sesion nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.
“Gjatë vizitës njëditore në Slloveni, Presidentja Osmani do të zhvillojë një takim bilateral me Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.Po ashtu, gjatë qëndrimit në Lubjanë, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič”, thuhet në komunikatën e Presidnecës.
Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë këtij sesioni të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte