Prishtinë, më 10 tetor 2025
Nën udhëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm kolonel Gazmend Hoxha, i cili ishte i shoqëruar nga stafi i lartë menaxhues, u mbajt një takim lidhur me angazhimin e Policisë së Kosovës në implementimin e planit policor për “Zgjedhjet lokale 2025”.
Në këtë takim morën pjesë stafi i lartë menaxhues, drejtorët e departamenteve, divizioneve dhe drejtorive rajonale, të cilët u njoftuan lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin.
Drejtori Hoxha, gjatë këtij takimi, diskutoi për planin e zgjedhjeve lokale, ku potencoi se krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, është primare për Policinë e Kosovës, andaj kërkoi që ky plan të zbatohet me profesionalizëm dhe me përkushtim të lartë, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet tjera të përfshira në këtë proces.
Planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor në katër faza, siç është filluar nga periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, pastaj angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës parazgjedhore, angazhimi dhe garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve si dita (Z), si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së të materialit senzitiv e deri në përfundim të procesit.
Si zakonisht, Policia e Kosovës, për zgjedhjet lokale, do të angazhojë një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës, si dhe ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces.
Njëkohësisht nga të pranishmit u diskutua edhe rreth inicimit dhe procedimit të çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjes së të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.
Policia e Kosovës, në krye me menaxhmentin e saj, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit.

Rritet besimi te Policia, aplikacioni digjital shënon rekord përdorimi
Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës
Maqedonci: Në Bruksel u vlerësua përmirësimi i sigurisë në Kosovë
Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s
Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë
ZKA zbulon shkelje në Mitrovicën e Veriut: Mbi 25 mijë euro të hyra të humbura dhe gabime në leje ndërtimi
Ekspozita “Sy me sy” rrëfen plagët e luftës
Kupa e Botës 2026 thyen rekorde historike: mbi 1.5 milion tifozë dhe audienca televizive që po trondit rekordet globale