Prishtinë, 8 tetor 2025
Në një kohë kur në Kosovë është në zhvillim fushata zgjedhore, Lista Serbe, një subjekt politik i cili është dëshmuar në mënyrë të vazhdueshme si i dirigjuar dhe financuar drejtpërdrejt nga qeveria e Serbisë, po organizon evenimente kulturore me përmbajtje dhe simbolikë të theksuar politike e historike, të cilat kanë karakter provokues për shoqërinë dhe kujtesën kolektive të popullit shqiptar.
Një nga këto ngjarje është koncerti i paralajmëruar për datën 8 tetor në Mitrovicën e Veriut, ku do të performojë këngëtarja Angjella Ignjatoviq e njohur si ‘Breskvica’, një nga interpretueset e këngës shumë të kontestuar “Gnezdo orlovo” (Foleja e shqiponjës) – një këngë që u propozua të përfaqësojë Serbinë në Eurovision 2024, por që përmban mesazhe të koduara për rikthimin e Serbisë në Kosovë dhe përkrahje të narrativës së gjenocidit të ushtruar ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit.
Ngjarja organizohet me logon zyrtare të Listës Serbe, e cila në mënyrë të qartë e identifikon këtë event si pjesë të axhendës së saj politike.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti