Graçanicë, 3 tetor
Me afrimin e zgjedhjeve lokale dhe të vetëdijshëm edhe për zbehjen e fuqisë politike në Republikën e Kosovës, janë shtuar presionet e anëtarëve të Listë Serbe, ndaj qytetarëve të komunitetit serb në komunën e Graçanicës
Aleksandra Trajkoviq, banore e fshatit Sushicë të Graçanicës, është duke e vuajtur presionin nëpërmjet djalit të saj – nxënës i shkollës në këtë fshat, i cili është duke u trajtuar jonjerëzisht nga drejtori i kësaj shkolle, Milan Dimitrijeviq.
Trajkoviq rrëfen tmerrin që e përjeton djali i saj në shkollë.
“Drejtori e shtrëngon në qafë dhe e pyet ku e ke Kurtin, ku e ke Rashiqin” thotë ajo e tmerruar për dhunën që ushtron drejtori i shkollës dhe stafi i saj ndaj djalit 7 vjeçar.
“Maltretimi ndaj fëmijës ka filluar që prej kur qeveria Kurti dhe Nenad Rashiq më ndërtuan shtëpinë. Maltretimi ndodh çdo ditë, duke i thënë gjithashtu se flokët i ke të gjata, thonjtë e gjatë dhe së është i papastër. Kjo nuk është e vërtetë” thotë Aleksandra, e bindur se e gjithë kjo dhunë psikologjike, maltretim dhe keqtrajtim po bëhet për shkaqe politike.
Ajo është ankuar te e ashtuquajtura “Zyra për Kosovë”, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Megjithëkëtë, shpresa e saj e vetmja është Qeveria e Kosovës.
“Kërkesa ime për Qeverinë është që ta shpërndajë këtë bandë kriminale dhe ta mbyllë këtë shkollë.

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Kurti emëron 27 zëvendësministra
Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Zgjidhet Qeveria Kurti 4
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës