Kopenhaga 02.Tetor .2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë adresimit për media në Kopenhagë ka përkujtuar se u mbushën dy vjet nga sulmi terrorist serb në veri të vendit, duke kritikuar Bashkimin Evropian se megjithëse ka bërë vazhdimisht thirrje për përgjegjësi, deri më tani nuk ka pasur asnjë veprim konkret
“Posa shënuam 2 vjetorin e agresionit serb në shtetin tim, në veri të shtetit tim. Bashkimi Evropian në vazhdimësi ka bërë thirrje për përgjegjësi, ku deri tani ka pasur zero përgjegjësi. Është koha për të vepruar në atë që thuhet – “walk the talk”, ka deklaruar Osmani.
Ajo theksoi se sot dy janë kërcënimet kryesore të sigurisë për vendet e kontinentit Rusia dhe, në rajonin e Ballkanit, Serbia.
“Serbia i ka trajtuar fqinjët e saj si shtete joekzistente, si shtete të përkohshme, ndaj të cilave vepron me agresion. Është kopje e lojës ruse, e për fat të keq, e mbështetur nga vetë Rusia. Prej shekujsh kanë përdorur të njëjtin koncept. Rusia flet për ‘botën ruse’ e Serbia për ‘botën serbe’ – duke përdorur të njëjtat metoda”, ka deklaruar ajo.
Osmani paralajmëroi se në rajon nuk ekziston boshllëk i ndikimit dhe nëse mungon ndikimi pozitiv perëndimor, aty hyjnë fuqitë me interesa të dëmshme.
“Në rajon gjithmonë ka ndikime. Nëse nuk është ai perëndimor, janë fuqitë e trekëndëshit të së keqes: Rusia, Kina dhe Irani. Ata nuk vijnë për bamirësi, por për interesa strategjike. Prandaj është thelbësore që procesi i zgjerimit të BE-së të shtyhet përpara në Ballkanin Perëndimor, duke marrë parasysh ato vende që përmbushin kriteret dhe që punojnë për vlerat mbi të cilat qëndron BE-ja”, ka thënë presidentja Osmani.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante