Graçanicë, 1 tetor 2025
Forumi Kombëtar Serb në Graçanicë ka akuzuar Listën Serbe se, siç thuhet në njoftim, po i detyron qytetarët të marrin pjesë në tubime politike dhe po u kërcënohet me humbje të vendit të punës.
Sipas deklaratës, kjo përfaqëson një keqpërdorim të pushtetit dhe monopol politik, në prag të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në Kosovë.
“Lista Serbe tash e disa vite përdor mekanizma force, presioni dhe shantazhi për të ruajtur pushtetin me çdo kusht – në dëm të popullit të vet. Qytetarët po detyrohen të marrin pjesë në mitingje të organizuara nga Lista Serbe, shpesh nën kërcënimin e humbjes së vendit të punës, të ndihmave sociale apo të përfitimeve të tjera jetësore. Janë regjistruar raste shantazhi ndaj të punësuarve – nga punonjës në institucionet publike deri te stafi mësimor – ku drejtorëve të shkollave u kërkohet të përgatisin lista të ‘votave të sigurta’, profesorëve dhe të punësuarve të gatshëm për të marrë pjesë në tubime partiake”, thuhet në deklaratën e Forumit Kombëtar Serb.
Ata shtojnë se ata që refuzojnë të përfshihen në fushatën e Listës Serbe përballen me sanksione dhe pasoja, përfshirë edhe largim nga puna.
“Fatkeqësisht, shembuj nga komuna e Ranillugut këto ditë e konfirmojnë këtë: disa persona kanë humbur vendin e punës për shkak se kanë qenë në lista opozitare apo kanë refuzuar t’i binden urdhrave të Listës Serbe. Nuk u janë zgjatur kontratat e punës, gjë që përbën një formë klasike të hakmarrjes politike dhe shkelje flagrante të të drejtave themelore njerëzore dhe qytetare.”
Po ashtu, Lista Serbe akuzohet se prej vitesh nuk ka ofruar asnjë rezistencë ndaj shuarjes së institucioneve serbe në Kosovë, por përkundrazi – sipas tyre – kjo parti zbaton një “model frike dhe shantazhi ndaj popullit të vet”.
Deri më tani, Lista Serbe nuk është deklaruar lidhur me akuzat e bëra nga Forumi Kombëtar Serb.

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Kurti emëron 27 zëvendësministra
Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Zgjidhet Qeveria Kurti 4
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës