Washington 30 Shtator 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të martën në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar senatoren amerikane të shtetit të Michiganit, Elissa Slotkin, të cilën e ka uruar për rizgjedhjen e saj në zgjedhjet e vitit të kaluar.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, mbrojtja, siguria, integrimi dhe investimet në infrastrukturë ishin disa nga temat kryesore që u diskutuan në këtë takim.
“Aty kryeministri veçoi bashkëpunimin ndërmjet vendit tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në armatimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe rëndësinë e mbështetjes së ShBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, thuhet në komunikatë.
Kurti dhe Slotkin bashkë kanë diskutuar edhe për aktivizmin dhe kontributin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në Michigan dhe për rolin që ajo luan në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve dhe për potencialin e saj në urëzimin e investimeve të bizneseve amerikane në Kosovë.
“Në këtë takim, kryeministri Kurti ishte bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe ambasadorin i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli”, theksohet në komunikatë.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë