Prishtinë, 28 shtator 2025
Udhëheqësja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko, është shprehur se tash e shumë vite ekziston bashkëpunimi i thellë në mes të shërbimit sekret rus dhe atij serb.
Sipas Biserkos, këtë bashkëpunim e ka bërë më specifik Aleksandar Vulini derisa ishte ministër i Punëve të Brendshme në Serbi.
“Prandaj, kjo çka ndodhi me arrestimet rreth Moldavisë qëndron edhe pse kemi deri tani vetëm informacione nga mediet, sepse pushteti në Beograd nuk deklarohet rreth kësaj. Nuk është rastësi që në këtë situatë, Rusia po tenton fort që të pamundësojë realizimin e Moldavisë pro-evropiane dhe ta orientojë atë kah Kremlini”, tha Biserko në “Info Magazine”.
Ajo më tej u shpreh se ka indice që Rusia të ketë marrë pjesë edhe në agresionin në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023 kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
“Edhe sulmi në Banjskë në Kosovë para dy viteve, ka indice që Rusia ka marrë pjesë në të. Asgjë nuk është vërtetuar deri tani, por këto janë disa informacione që flasin për atë se Rusia është e kyçur shumë thellë në Serbi. Pikë së pari, në shërbimet e spiunëve, Kishën Ortodokse Serbe dhe disa grupime tjera”.
“Rusia e sheh atë [Vuçiqin] si dikë që e ka partner të besuar. Rusë kanë bazë të besueshme në Serbi, kështu që kjo është diçka që po ndodh dhe ka ndodhur edhe më përpara në Serbi”, tha ajo.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj