Mitrovicë, 23 qershor 2025
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur fajtor të pandehurin I.M. për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, dhe e ka dënuar me 1 vit e 5 muaj burgim.
Ngjarja ka ndodhur më 17 nëntor 2022, në veri të Mitrovicës, rreth orës 10:45. Kameramani J.M. nga portali “Insajderi”, kishte qenë duke realizuar një intervistë pranë urës së Ibrit kur vërejti disa fëmijë që po kërkonin ndihmë nga ushtarët e KFOR-it italian. Në përpjekje për të dokumentuar ngjarjen, ai filloi të incizojë me telefonin e tij, por u sulmua nga i pandehuri I.M. dhe persona të tjerë të panjohur.
Sipas gjykatës, I.M. e kishte goditur kameramanin nga pas në kokë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe kishte tentuar t’i merrte telefonin, por pa sukses. Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se bëhet fjalë për lëndime të lehta me pasoja të përkohshme në shëndet.
Seanca gjyqësore u mbajt më 19 qershor dhe vendimi u mor më 23 qershor, në mungesë të palëve. Gjykata ka urdhëruar që dënimi të fillojë së zbatuari brenda 15 ditësh nga momenti kur aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm.
Të gjitha palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga marrja e aktgjykimit me shkrim. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Prokuroria Speciale: Dyshohet për mbetje mortore në Jabukë të Zubin Potokut
Nga jeta në zhdukje – rrëfimi për 23 civilët e vrarë dhe groposur fshehtas
Koci: Edhe një qytetar i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe
Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok
Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin-Potok
Varroset Isuf Hoxha, iu gjetën mbetjet mortore pas 27 vjetësh
Sveçla: Serbia refuzon të tregojë varret masive dhe ndëshkon ata që flasin
Koci: Sa herë ka hetime për krime lufte në Kosovë, ka arrestime në Serbi
Islami: Serbia po përdor arrestimet për të barazuar viktimën me kriminelin