Prishtinë, 23.06.2025
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin për krime lufte ndaj Millorad Gjokoviq, u dëgjua dëshmitarja Xhevahire Morina, e cila rrëfeu për ngjarjet e ndodhura më 7 maj 1999 në fshatin Ozdrim kur forcat serbe i dëbuan nga shtëpia dhe se si mësoi që i ishte vrarë bashkëshorti.
Ajo tha se atë ditë janë rrethuar nga ushtria serbe dhe për disa sekonda kanë dalë nga shtëpia, ndërsa bashkëshorti i saj së bashku me banorët tjerë të lagjes, tha se nuk e di se nga kishin shkuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Kemi qenë 48 femra, veç me fëmijë të vogël, edhe janë ardhë në atë shtëpi me maska me na pushkatu dhe prej aty na kanë thonë sa të muni ikni. Prej aty sa kemi mujt me ikë me traktora për Shqipëri”, tha dëshmitarja Morina.
Ajo tha se nuk e di se çfarë uniforma kanë pasur të veshur ushtria pasi që nuk kanë pasur guxim që t’i shikojnë.
“Kush ka guxu me i këqyr, në Ozdrim na kanë hallakatë, i kem pas rroba të fëmijëve me vete, s’kemi guxu me këqyr kërkah hiç”, tha dëshmitarja.
Morina deklaroi se ushtria serbe ia kishin marrë fëmijën 4 vjeç dhe më pas ia kishin marrë 1 kilogram ari dhe 500 marka, që t’ia kthenin fëmijën.
Ndërsa, në pyetjen e prokurorit Kastriot Memaj nëse e njeh të akuzuarin Millorad Gjokoviq, ajo e mohoi një gjë të tillë.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit