Prishtinë, 26 shtator 2025
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, dhe konsulli i përgjithshëm i Kosovës, ambasadori Blerim Reka, zhvilloi një takim bilateral me kryeministrin e Belizesë, John Briceno, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë takimit është bërë e ditur se u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, përfshirë sektorët me potencial për investime të huaja, si edukimi, turizmi, politika sociale, punësimi dhe kultura.
“Diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe sektorët me potencial për investime të huaja, krahas atyre në fushat si edukim, turizëm, politika sociale e të punësimit dhe kulturë. Kryeministri Kurti e njoftoi homologun e tij për progresin e Kosovës në rrafshin ekonomik dhe demokratik, si dhe të sigurisë dhe mirëqenies, dhe e falënderoi atë për mbështetjen e Kosovës në proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Ai po ashtu theksoi se ushtarët e Forcës të Sigurisë së Kosovës janë në Belize, si pjesë e angazhimeve për siguri dhe bashkëpunim në kuadër të misionit bashkëzbarkues me ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.
Tutje, bëhet e ditur se të dy kryeministrat ftuan njëri-tjetrin për vizita në vendet e tyre dhe u dakorduan për shkëmbime në fusha me interes të përbashkët.
Shteti i Belizesë e ka njohur Republikën e Kosovës në gusht të vitit 2008, ndërsa në prill të vitit 2016 vendet vendosën marrëdhënie diplomatike.
Në vitin 2021, Kosova dhe Belize nënshkruan në New York një memorandum mirëkuptimi për konsultime bilaterale ndërmjet Ministrive të Jashtme, për të forcuar bashkëpunimin në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë marrëdhëniet ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, paqen dhe sigurinë.

Bajrami: Kosova meriton më shumë nga BE-ja
Paunoviq mbron deklaratën për “spastrim etnkik” të Kosovës
Qeveria miraton nismën për aderimin e Kosovës në zonën “EU Roam Like Home”
Kurti: Formimi i institucioneve të reja është përgjegjësi e të gjitha partive politike
Haxhiu cakton 6 gushtin për seancën konstituive të Kuvendit
Asët e “botës serbe” u aktivizuan përsëri, këtë herë në Plevle në Mal të Zi
Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano
2 Korriku promovon Kosovën në Gothia Cup me rezultat dhe traditë
Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person pas një mosmarrëveshjeje