Prishtinë, 26 shtator 2025
Presidentja Vjosa Osmani i është bashkuar takimit të liderëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të Kroacisë, në New York, me Richard Grenellin, tash i dërguar presidencial i Donald Trumpit për misione të posaçme si dhe me sekretarin e Shtetit për Thesarin Scot Bessent e presidentin e Bankës EXIM John Jovanovich.
Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani, ka thënë se të gjitha shtetet e ftuara kanë marrë pjesë. Ai ka bërë të ditur se Osmani ka mbërritur në pjesën e dytë të takimit për shkak të takimeve të tjera, ndërsa ka thënë se s’ka pasur diskutime politike.
“Ftesa ka qenë për “US-Western Balkans Roundtable”, nga tre përfaqësues të administratës amerikane: z. Richard Grenell, i dërguar presidencial për misione speciale, Scot Bessent, sekretar i shtetit për Thesarin si dhe John Jovanovich, president i Bankës EXIM. Të ftuara kanë qenë të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Kroacia. Të gjitha shtetet e ftuara kanë marrë pjesë. Presidentja ka arritur aty në pjesën e dytë të takimit për shkak të takimeve të tjera bilaterale. Në takim secili shtet ka prezantuar potencialin e vet ekonomik si mundësi për bashkëpunim me administratën Trump. Nuk ka pasur diskutime politike”, ka thënë Kupina për KOHËN.
Shqipëria në këtë takim u përfaqësua nga kryetari i shtetit, Bajram Begaj, dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali. E Spiropali publikoi fotografi në të cilat nuk shihej Osmani në takim. Fotografitë nxitën diskutime në opinion.
Në takim mori pjesë edhe Marko Gjuriq, ministër i Jashtëm i Serbisë.
Grenell në mandatin e parë të presidentit amerikan, Donald Trump, ka qenë emisar për dialogun Kosovë-Serbi. Në disa raste ka pasur përplasje me kryeministrin Albin Kurti e së fundmi pati akuzuar edhe Osmanin për “manipulim” të fjalëve të Trumpit.

Bajrami: Kosova meriton më shumë nga BE-ja
Paunoviq mbron deklaratën për “spastrim etnkik” të Kosovës
Qeveria miraton nismën për aderimin e Kosovës në zonën “EU Roam Like Home”
Kurti: Formimi i institucioneve të reja është përgjegjësi e të gjitha partive politike
Haxhiu cakton 6 gushtin për seancën konstituive të Kuvendit
Asët e “botës serbe” u aktivizuan përsëri, këtë herë në Plevle në Mal të Zi
Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano
2 Korriku promovon Kosovën në Gothia Cup me rezultat dhe traditë
Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person pas një mosmarrëveshjeje