Zubin Potok, 26 shtator 2025
Kryetari aktual i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, në një prononcim për Tëvë1, ka deklaruar se kandidati i Listës Serbe për kryetar të Zubin Potokut, Millosh Peroviq, dyshohet të jetë i përfshirë në sulmin terrorist në Bansjkë të Zveçanit, në shtatorin e vitit 2023.
Zeqiri thotë se Peroviq është person i afërt më Milan Radojqiç, dhe njeriu kryesor në Listën Serbe.
“Millosh Peroviq është një sejmen të themi i atyre linjave të kryeterroristit të Radojiciqit sepse edhe më përpara kanë qenë në një linjë si bashkëpunëtorë. Unë e shoh si një njeri të komprometuar në afera të ndryshme korruptive, të keqbërjes ndaj qytetarëve, megjithatë, kjo është çështje e organeve të drejtësisë që të merren me të. Mirëpo si përfaqësues i Lista Serbe nuk ka ndonjë ndryshim pozitiv, qasja e Listes Serbe është në kundërshtim me të gjitha normal ligjore edhe procedurale të ligjeve të Republikës së Kosovës”, deklaroi Zeqiri.
Veç kësaj, ai thotë se edhe kandidatët tjerë në listën e kësaj partie serbe, të cilën e mbështet edhe Beogradi zyrtar, janë të afërt me kryeterroristin Radojqiç.
“Ky ka qenë edhe në parlament nga radhët e Listes Serbe nga komuna e Zubin Potokut ka qenë bashkëpunëtor i gjithë asaj linje të Radojiciqit të siemenëve të tyre kur e shoh edhe listën për asamble që e kanë në krye me bartësin e Listes Serbe Sergjan Vulloviq janë të njëjtit janë linja e njëjtë”, ka deklaruar Zeqiri.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj