Prishtinë, 26 shtator 2025
Më 26 shtator 1991, u mbajt referendumi për shpalljen e Kosovës si shtet i pavarur, në të cilin shumica absolute e qytetarëve u deklarua në favor të pavarësisë.
Në bazë të rezultateve të referendumit, u konfirmuan edhe Deklarata e Pavarësisë si dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, të cilat ishin miratuar një vit më herët. Ky akt ishte hyrje për zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale demokratike, të mbajtura në vitin 1992.
Kështu, sot, më 26 shtator 2025, shënohen 34 vjet nga referendumi historik, i cili ishte hap kyç drejt realizimit të aspiratës së popullit të Kosovës për pavarësi.
Në dokumentet ndërkombëtare, referendumi për pavarësinë e Kosovës është shënuar si një akt i lartë i vullnetit politik të popullit të Kosovës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj