Prishtinë, 24 shtator 2025
Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq – siç bën zakonshëm në diskutimet e nivelit të lartë global, duke luajtur viktimën, dhe në narracionin e zakonshëm, teksa ka folur për gjendjen e serbëve në Republikën e Kosovës, i ka quajtur “rrethana dramatike”, ato në të cilat jetojnë ata.
Pikërisht në dy vjetorin e vrasjes së policit Afrim Bunjakut, në Banjskë të Zveçanit, nga një sulm terrorist të udhëhequr nga ish-kryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq – që vazhdon të strehohet në Serbi, duke lëvizur lirshëm, madje edhe duke u bërë roje e presidentit serb gjatë protestave të studentëve në Novi Sad, ku në mediat serbe, u dëshmua prania e tij dhe një pjesë e grupit terrorist në këto protesta, Vuçiq u paralajmërua sot nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se kriminelët serb duhet të dalin para drejtësisë, për të dhënë llogari për sulmin e 24 shtatorit 2023, që u cilësua cenim i rendit kushtetues dhe i sigurisë nacionale.
Fjalimi i tij u bë para shteteve anëtare të OKB-së, që në total janë 193, prej të cilave 119 e kanë njohur tashmë Republikën e Kosovës dhe kanë vënë marrëdhënie diplomatike.
Duke injoruar plotësisht këto thirrje të ndërkombëtarëve, Vuçiq pretendon se Kosova është “pjesë e pandashme” e Serbisë.
“Për ne, serbët, ajo nuk është thjesht një copë toke, por djep i shpirtit tonë dhe ekzistencës sonë në këtë tokë”, ka thënë ai.
Kjo shihet si një përpjekje tjetër e presidentit të Serbisë, që duke u viktimizuar, të largojë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare tashmë të përqendruar te zhvillimet në Serbi, ku po vazhdojnë protestat e studentëve dhe qytetarëve, kundrejt politikës aktuale të udhëhequr nga Aleksander Vuçiq.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj