Prishtinë 24 Shtator 2025
Edicioni i 9-të i ngjarjes vjetore “Let’s Dance”, organizuar nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, vendosi rekord duke mbledhur mbi 40,000 € në mbështetje të programeve të AMC që shpëtojnë jetë dhe krijojnë të ardhme më të shëndetshme në Kosovë!
“Mjetet e mbledhura do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë dhe afatgjatë në jetën e kaq shumë grave dhe fëmijëve,” tha Drejtorja Ekzekutive e AMC, Rina Demiri Spahija. “Qasja në kujdes shëndetësor cilësor nuk është privilegj, por e drejtë themelore dhe themeli për një të ardhme të shëndetshme.”
Këtë vit, “Let’s Dance” mblodhi qindra mbështetës të AMC-së më 23 shtator në sallën AMC Hall. Ishte një mbrëmje me muzikë, rrjetëzim dhe festë me qëllim. Ndër momentet më të veçanta ishin performanca live nga Florent Abrashi, fitues i “The Voice of Albania 3”, si dhe seti energjik i Adrian Berishës, që ndezi atmosferën edhe në Sunny Hill Festival këtë verë.
“Let’s Dance” është një nga ngjarjet më të mëdha vjetore të AMC-së për mbeldhje të fondeve dhe mbështet programet e tona, të cilat përfshijnë skrining falas për kancerin e qafës së mitrës, programin e vizitave shtëpiake për nëna dhe fëmijë, edukim për gratë shtatzëna dhe prindërit e rinj, si dhe sigurimin e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore jetike për të ndihmuar institucionet publike shëndetësore që të ofrojnë kujdes më cilësor. Partnerët e AMC përfshijnë Ministrinë e Shëndetësise, United Nations Children’s Fund (UNICEF), United Nations Population Fund (UNFPA) dhe Canada Fund for Local Initiatives (CFLI).
Behare Zeqiri, njëra nga folëset e këtij viti në ngjarjen “Let’s Dance”, ndau historinë e binjakëve të saj, të cilët ishin ndër të parët që përfituan nga donacionet e AMC-së me aparatet e frymëmarrjes me presion pozitiv të vazhdueshëm (CPAP).
“Ka qenë një kohë shumë e vështirë për familjen tonë sepse nuk e dinim nëse do t’ia dilnin, por pasi morën terapinë, ata filluan të përmirësoheshin,” tha Zeqiri. “Sot, Orgesi dhe Orgeti janë 19 vjeç, kanë përfunduar shkollën e mesme dhe kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e policisë. Jemi shumë krenarë për ta dhe për rrugëtimin e tyre. Falë Zotit dhe falë AMC-së, sot ata gëzojnë shëndet të mirë, e që për mua kjo është dhurata më e madhe në jetë.”
Të ftuarit e këtij viti gjithashtu dëgjuan edhe nga një përfituese e donacionit të ngjarjes së vitit të kaluar, ku u mblodhën 27,000 € për të siguruar pompa insuline dhe materiale esenciale për 10 fëmijë me diabet të tipit 1. Në një video mesazh, Emi Uka foli për ndryshimin e madh që pompa e insulinës ka sjellë për djalin e saj 12-vjeçar, Siarin.

Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Albulena Haxhiu porosi familjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju
Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim