Prishtinë, 23 Qershor, 2025
Avokatët në Kosovë po kërkojnë moszbatimin e Kodit penal të Ish-Jugosllavisë në rastet e krimeve të luftës. Ata thonë se kjo parktikë duhet ndryshuar, meqë në Dhomat e Specializuara për Kosovën, dënimet për krime lufte nuk bazohen në këtë ligj dhe janë më të larta.
Para disa ditësh, Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli edhe një aktgjykim dënues për krime lufte ndaj Zoran Vukotiqit.
Megjithataë dënimi i shqiptuar për vrasjen e një 14-vjeçari më 1999, ishte 15 vjet.
“Ligjit të ish Republikës Federative penal të Jugosllavisë, anadaj gjykata duke u bazuar në nenet e LPJ-së dhe kodin e procedurës penale…. “
Ky nuk është rasti i vetëm, që gjykatat në Kosovë shqiptojnë dënime me kaq vite, i cili është më i larti që parasheh Kodi Penal i Ish-Jugosllavisë, në të cilin bazohen gjykatat e Kosovës shkaku që ai ka qenë në fuqi kur vepra penale është kryer.
Kjo praktikë, sipas avokatëve duhet të ndryshohet.
“Legjislacioni në Kosovë apo korniza e mbetur nga e kaluara apo ligji i aplikuar në Kosovë, e që bazohet në legjislacionin e ish jugosllavisë nga e kaluara mendoj se duhet të ndryshojë ajo pak kornizë ligjore që ka mbet duhet të ndryshohet, dhe Republika e Kosovës në mungesë të legjilsacionit adekuar pastaj është e obliguar që Gjykatat e saj të kufizohet në lartësinë e sanksionit penal..”, ka deklaruar Musa Damati – Avokat.
Megjithatë një kod të tillë nuk e aplikojnë edhe gjyqtarët e Dhomave të Specializuara për Kosovën, e që sipas avokatëve, të njëjtit janë duke bërë shkelje ligjore.
“Ky detyrim ligjor është i përshkruar edhe nenin 15 për ligjin e dhomave të specializuara ku fatkeqësisht dhomat e specializuara për Kosovën, të cilat administrohen apo udhëheqen nga stafi ndërkombëtar, nga gjyqëtarë ndërkombëtar në mënyre krejtësisht jo parimore nuk janë duke e zbatuar nenin 15..”, ka deklaruar Xhevdet Smakiqi – Avokat.
“Është në kundësrshtim të plotë me parimin e legalitetit i cili edhe është gurthemel i së drejtës penale, që parasheh që dënimi i shqiptuar për një vepër penale nuk mund të jetë më i ashpër sesa që ka qenë i përcaktuar me ligj në kohën e kryerjes së veprës penale, që dmth nuk mund të anashkalohet ky ligj e të zbatohet Kodi penal i Kosovës..”, ka theksuar Meshari Selimaj – Avokat.
Për krime lufte, Dhomat e Specializuara për Kosovën, dënuan Salih Mustafën me 26 vjet burgim, por që ky dënim i ishte ulur në 15 vjet. Edhe Pejtër Shala u dënua nga Specialja për krime lufte, me 18 vjet burgim. (Burimi-Rtv Dukagjini)

Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Policia: Krimet e luftës të raportohen vetëm te Drejtoria për Hetim
Edhe 30 ditë paraburgim pjesëtarit serb të MUP-it, V.M. dyshohet se kidnapoi Milan Vukashinoviqin në Leposaviq
Arrestohet një shtetas turk, i dyshuar për pjesëmarrje në Masakrën e Krushës
Haxhiu: Nuk lejojmë gjyqtarë dhe prokurorë nën urdhrat e Serbisë
Haxhiu: Ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë serbë kanë marrë pagesa nga Serbia edhe gjatë kohës në institucionet e Kosovës
Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person pas një mosmarrëveshjeje
Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale